Google ADS

Sulmuesi në Vjenë ka pasur “simpati për islamin politik”

12:50 | 13 Mars 2018
Arbresh.info
Një zyrtare e lartë austriake ka thënë se personi që është qëlluar për vdekje pasi ka sulmuar me thikë një ushtar jashtë residencës së ambasadorit iranian në Vjenë, “qartazi ka pasur simpati për islamin politik”.
 Michaela Kardeis, shefe e sigurisë publike, gjatë një konference për media, ka thënë se nuk ka më shumë detaje për sulmuesin 26-vjeçar. Ajo nuk ka treguar për historinë e tij apo për motivet e mundshme të sulmit.

Provat e marra nga shtëpia e sulmuesit, siç janë kompjuteri, telefoni, por dhe aktiviteteti i tij në rrjetet sociale, do të analizohen edhe më tej, ka thënë Kardeis.

Ndërkaq, ministria e Mbrojtjes ka thënë se gjatë shërbimi ushtarak austriak më 2012, sulmuesi ishte regjistruar si mysliman i devotshëm.

Policia e ka identifikuar sulmuesin si Mohamed E, i lindur në Vjenë. Ai ka sulmuar me thikë një ushtar që po qëndronte pranë rezidencës së të dërguarit iranian në Austri.

Policia ka thënë se ushtari fillimisht kishte përdorur sprej me piper dhe më pas ka hapur zjarr ndaj sulmuesit.

Gazeta Kurier ka raportuar se sulmuesi, i cili jetonte me prindërit e tij në Vjenë, ka ndjekur në Facebook një predikues salafist gjerman.

Është raportuar gjithashtu se ai kishte pëlqyer në Facebook një grup që kërkonte “lirimin e të burgosurve suni në Iran.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme