Sulmuesi në Tokio: U zemërova kur pashë gra që “dukeshin të lumtura”

08:55 | 7 Gusht 2021
A. B.

Një burrë sulmoi pasagjerët me thikë në një tren udhëtarësh në Tokio, me ç’rast la të plagosur 10 persona.

Sipas raporteve të mediave lokale i dyshuari, 36 vjeç, thuhet se i tha policisë se u zemërua kur pa gra që “dukeshin të lumtura” i lindi dëshira për t’i vrarë, shkruan Cnn transmeton arbresh.info

Burri sulmoi pasagjerët në një tren pranë stacionit Seijogakuen.

Treni u ndalua urgjentisht nga shoferi pasi dëgjuan zhurmat që vinin nga brenda karrocave.

Një studente thuhet se është plagosur rëndë, ndërsa të tjerat kanë pësuar lëndime të rënda.

Sipas hetuesve, i dyshuari u hodh në shina dhe iku.

Krimi i dhunshëm është i rrallë në Japoni e sidomos në kohën kur kishte masa të rrepta sigurie në Tokio, për shkak të Olimpiadës. /arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme