Google ADS

Sulmuesi në Paris kishte thënë: Jam këtu për të vdekur për Allahun

21:48 | 18 Mars 2017
Arbresh.info

Prokurori në Paris, Francois Molen njoftoi se personi që sulmoi ushtarët këtë mëngjes në aeroportin e Parisit “Orly”, shtetasi francez Ben Zijed Belgas, gjatë sulmit bërtiti se ai donte të vdiste në emër të All-llahut. “Jam këtu për të vdekur për Allahun”.

Sulmuesi i kishte rrëmbyer pushkën një ushtari në terminal dhe pastaj kishte ikur në një dyqan, pas të cilës forcat e sigurisë e kanë vrarë. Në incident nuk ishte lënduar askush tjetër./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme