Google ADS

Sulmuesi në Paris bërtiti “kjo është për Sirinë”

18:45 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Policia ka plagosur personin që sulmoi oficerët e policisë me çekan në afërsi të katedrales Notre Dame në Paris.

Bëhet e ditur se sulmuesi ishte i armatosur me dy thika, transmeton portali arbresh.info.

Ai bërtiti “kjo është për Sirinë” duke sulmuar efektivët.

Dy burime policore të cituara nga Reuters thanë se oficerët e qëlluan njeriun në gjoks pasi ai sulmoi.

Sulmuesi kishte kërcënuar edhe kalimtarët para se të synonte dy policët, sipas BFM TV./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme