Google ADS

Sulmuesi në Londër ishte shfaqur në një dokumentar të vitit të kaluar

21:31 | 5 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Khuram Shazad Butt, një nga sulmuesit e Urës në Londër, i identifikuar së fundmi nga policia, ishte shfaqur në një dokumentar të vitit të kaluar të quajtur  ‘The Jihadist Next Door’.

Atë kohë policia ishte alarmuar pasi e kishte parë atë duke u lutur mbi flamurin e Shtetit Islamik dhe duke u përpjekur që të rekrutonte fëmijë në një park, transmeton portali arbresh.info

Butt, 27 vjeç, nga Barking, East London ishte pjesë e një “grup ekstremistësh britanikë që synonin shpërndarjen e mesazhit të xhihadit botëror” të cilët u shfaqën në dokumentar.

Në dokumentarin, Butt (i veshur me të gjitha ngjyrë bezhë) është filmuar duke u lutur me flamurin e Shtetit Islamik përballë, së bashku me një grup myslimanësh të tjerë radikalë të Parkut Regent në Londër.

Policia ka bërë të ditur se Butt ishte i njohur për autoritetet, por nuk ishin në dijeni se ai planifikonte sulm terrorist.

Gjatë sulmit terrorist në Urën e Londrës, mbetën të vrarë shtatë persona dhe u plagosën 48 të tjerë.

Tridhjetë e gjashtë vetë mbeten në spital. Prej tyre, 21 janë në një gjendje kritike.

Të tre sulmuesit janë vrarë nga policia po atë natë.

Sulmuesi i dytë u identifikua si Rachid Redouane./Arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=VNGRpKwIAwE

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme