Personi i arrestuar si dyshues për vrasjen e tre personave në një qendër tregtare në Kopenhagë, është shtruar në një spital psikiatrik për 24 ditë, ka deklaruar policia daneze.
Policia deklaroi se 22-vjeçari danez ishte i njohur më parë për policinë dhe punonjësit e shëndetësisë për shkak të shëndetit mendor, transmeton portal arbresh.info
Ende nuk janë të qarta motivet e sulmit.
Ai është i njohur për policinë “por vetëm sipërfaqësisht”, tha kreu i hetimit. “Nuk është dikush që e njohim shumë mirë.” Një burrë rreth të dyzetave dhe dy të rinj, mosha e të cilëve nuk është bërë e ditur kanë mbetur të vdekur.
“Në rrjetet sociale mund të lexohet se bëhet fjalë për motive raciste dhe të tjera, por nuk mund të them se kemi diçka që do ta vërtetonte këtë për momentin”, shtoi kreu i hetimit.
Dhuna e armatosur është relativisht e rrallë në Danimarkë.
Incidenti i fundit i madh i të shtënave në Kopenhagë ishte në vitin 2015, kur një person i armatosur sulmoi një forum të fjalës së lirë të organizuar nga karikaturisti kontrovers Lars Vilks, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë./arbresh.info/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...