Google ADS

Sulmuesi në Hamburg bërtiti “Allahu Ekber” (VIDEO)

17:05 | 28 Korrik 2017
Arbresh.info

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një sulmi që ndodhi në Hamburg, thonë policia gjermane.

Policia e Hamburgut tha në Twitter se një i dyshuar është arrestuar. Gazeta Bild raporton se njerëzit brenda supermarketit u therën me thikë. Gazeta publikoi një foto të një burri të mbuluar me gjak, që mendohet se është sulmuesi.

Sulmi ndodhi në një qosh të rrugës ‘Fuhlsbuttler dhe ‘Hermann-Kauffmann’, tha policia.
Ata paralajmëruan njerëzit të qëndrojnë larg zonës.

Shërbimet emergjente u thirrën në vendngjarje në ora 15:10 pas raporteve se një njeri kishte hyrë me thikë në dyqanin Edeka.

Një dëshmitar i tha gazetës Bild: “Burri papritur filloi t’i therte me thikë klientët, kishte një të vdekur dhe disa të lënduar”.

Policë të armatosur janë fotografuar në vendngjarje, duke krijuar një kordon në zonën e sulmit, transmeton Gazeta Express.

Në një video në Twitter, një dëshmitar thotë se sulmuesi bërtiti ‘Allahu Ekber’ gjatë sulmit.

https://www.youtube.com/watch?v=Hkwsj5qRKX0

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme