Sulmuesi në Florida përfaqësohet nga avokatja britanike, që i mbijetoi kancerit

20:56 | 22 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Një avokate nga Britania e Madhe është vënë në qendër të vëmendjes nga mediat amerikane, pasi ka zgjedhur të përfaqësojë sulmuesin në Florida, Nicolas Cruz.

Jodie Woodward, një avokat penale nga Londra, është parë në sallën e gjyqit me Cruz, i cili akuzohet se ka vrarë 17 nxënës dhe disa mësues në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas, në ditën e Shën Valentinit, transmeton portali arbresh.info

Ajo ka fillyar një praktikë gjatë muajit të kaluar në zyrën e mbrojtësit publik në Florida.

Avokatja britanike është në praktikë të dënimeve me vdekje, edhe pse prokurorët nuk kanë treguar nëse sulmuesit në Florida do përjetojë një dënim të tillë.

Florida është një nga 31 shtetet që dënimi me vdekje është ende në fuqi. Gjatë vitit të kaluar janë kryer tre ekzekutime.

Avokatja më parë kishte përfaqësuar gazetarin britanik Rebekah Brooks, i cili u akuzua se ishte pjesë e skandalit të sulmit kibernetik në vitin 2011, të cilin ajo e pastroi nga të gjitha akuzat.

Përveç punës për një numër vitesh në firmat e ndryshme të avokatëve të specializuar në mashtrim dhe konfiskim, ajo themeloi ngritjen e një organizate bamirësie për të mbijetuarit e kancerit të gjirit, pasi i mbijetoi vetë kësaj sëmundje.

Woodward u shfaq së bashku me mbrojtësin publik Melissa McNeill dhe Cruz si pjesë e avokatit të tij ligjor të hënën.

Nicolas Cruz është akuzuar për vrasjen e 17 personave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme