Google ADS

Sulmuesi me thikë në Londër bërtiti “Allahu Ekber”

13:34 | 26 Gusht 2017
Arbresh.info

I dyshuari me qëllim shkoi me makinë tek policia jashtë pallatit Buckingham dhe mori hanxharin.

Tre oficerë policia u lënduan duke u munduar të mposhtin sulmuesin, që voziste Toyota Prius të kaltër, transmeton portali arbresh.info

Dean Haydon nga Policia Metropolitane, dega e anti-terrorizmit ka thënë që “Oficerët konfrontuan shoferin e automjetit dhe gjatë atij konfrontimit i dyshuari mori shpatën që e kishte në ulësen  e pasagjerit.

“Gjatë arrestimit të tij u përdor gazi CS, ndërsa bëhet e ditur që individi bërtiste vazhdimisht Allahu Ekber”.

Një 26 vjeçar nga zona Luton është duke u mbajtur në paraburgim në qendër të Londrës për këtë rast./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme