Doktori që vrau kolegun e tij në qendrën mjekësore të Nju Jorkut dhe plagosi gjashtë persona tjerë para se t’ia merrte vetes jetën u kishte dërguar email-e një gazete ku fajësonte zyrtarët spitalorë për prishje të karrierës, raporton New York Daily News.
Gazeta postoi në ueb faqen e saj kopjen e email-it që ishte dërguar nga Dr Henry Bello disa orë para të shtënave vdekjeprurëse në pasditen e së premtes, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi që kishte të veshur një mantel të bardhë mjekësh, shkoi në dy kate të spitalit, duke hapur zjarr mbi viktimat para se t’ia vinte vetes flakën dhe më pas të qëllonte me armë zjarri veten.
Ai ishte i vdekur kur policia gjeti atë.
Në email, Bello tha se spitali bllokoi rrugën e tij për të marrë një licencë për të praktikuar mjekësi në shtetin e Nju Jorkut.
Ai tha se ai ishte akuzuar për kërcënim ndaj një kolegu, një në një seri të asaj që ai e quajti “ankesa të rreme”.
Emaili nuk duket të kërcënojë dhunë./Arbresh.info
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...