Një burrë ka mbetur i vrarë pasi një person i armatosur me pistoletë filloi të qëllonte në drejtim të protestuesve paqësorë në një park në Louisville të Shteteve të Bashkuara, njoftoi policia lokale.
Raportohet se në këtë sulm është qëlluar së paku edhe një person tjetër. Sulmi ndodhi rreth orës 21 të së shtunës në qendër të qytetit, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Sulmi ndodhi në parkun që është bërë qendër e protestave ku po kërkohet drejtësi për një grua me ngjyrë, e cila ishte vrarë nga policia në banesën e saj në mars.
Në internet janë publikuar pamje ku një person shihet duke qëlluar shumë herë me armë në drejtim të njerëzve që fillojnë të ikin të tmerruar.
Autoritetet e kanë mbyllur parkun dhe qarkullimi nëpër të do të jetë i ndaluar derisa të përfundojnë hetimet në vendin e ngjarjes.
Policia nuk ka ofruar të dhëna të tjera rreth identitetit të sulmuesit dhe viktimës dhe nuk ka treguar nëse është arrestuar ndonjë person në lidhje me këtë rast.
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person