Sulmuesi i Nju Jorkut tha diçka pasi kreu aktin terrorist

08:39 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

I dyshuari që përplasi turmën me automjetin e tij në Nju Jork City thuhet të ketë bërë një “deklaratë” pasi u largua nga kamioni.

Gjatë një konference komisari i policisë James O’Neill kur u pyet nëse i dyshuari kishte thënë frazën “Allahu Ekber” që do të thotë “Zoti është i madh” në arabisht apo diçka të tillë, transmeton portali arbresh.info

oneill-new-york-shooting

“Po. Ai bëri një deklaratë kur doli nga automjeti”, u përgjigj O’Neill, edhe pse refuzoi të konfirmojë fjalët e përdorura.

“MO [modus operandi] i sulmit është në përputhje me atë që po ndodh,” shtoi ai.

I dyshuari, i cili thuhet se ishte një 29 vjeçar, me dashje i drejtoi çiklistët dhe këmbësorët në një rrugë për biçikletë, duke vrarë të paktën tetë vetë dhe duke plagosur më shumë se dhjetëra, sipas policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme