Sulmuesi i Mançesterit kishte biseduar me vëllain vetëm 15 minuta para vetëvrasjes

15:24 | 26 Maj 2017
Arbresh.info

Autoritetet britanike kanë njoftuar se sulmuesi vetëvrasës i “Manchester Arena” Salman Abedi kishte biseduar me vëllain e tij në Libi vetëm 15 minuta para se të shpërthente eksplozivin.

“Ne po ndjekim rrjetin për të kuptuar se si kanë rrjedhur gjërat. Siç e keni parë nga numri i arrestimeve, ne jemi në rrugën e duhur për ta zbuluar rastin, “tha ministri i Sigurisë i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace për CNN në Mançester të premten, transmeton arbresh.info.

Investimet thuhet se po vazhdojnë për të zbuluar persona të tjerë që kishin lidhje me sulmin që kreu 22 vjeçari me prejardhje nga Libia e që la të vdekur në koncertin e Ariana Grandes 22 persona dhe më shumë se 50 të lënduar./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme