Personi që kreu sulmin terrorist, i cili pranoi vrasjen e 39 njerëzve në një klub nate në Stamboll gjatë natës së Vitit të Ri, para gjykatës ka deklaruar se kishte për qëllim të vriste të krishterët, shkruan gazeta turke Hurriyet.
Abdulgadir Masharipov fillimisht kishte planifikuar të sulmonte zonën përreth sheshit Taksim, por plani i kishte dështuar për shkak të masave të mëdha të sigurisë dhe më pas e ka kryer sulmin në lokalin Reina, transmeton portali arbresh.info,
“Unë nuk kam marrë pjesë në ndonjë akt tjetër. Mendova të kryejë aktin kundër të krishterëve, në festën e tyre, për të marrë hak për vrasjet që kanë bërë ata në të gjithë botën”, citohet të ketë thënë ai.
Përgjegjësine për sulmin e morri Shteti Islamik, duke thënë se sulmi është hakmarrje për përfshirjen e ushtarake turke në Siri.
Turqia është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik dhe ka marrë pjesë në një numër të madh operacionesh përgjatë kufijve në Siri.
Masharipov, një Uzbek, pranoi anëtarësinë e tij në Shtetin Islamik dhe ka thënë se grupi xhihadist do të zhvillojë sulme të reja terroriste në vendet jo-myslimane, shkruan Hurriyet.
Masharipov tha se ai dhe familja e tij kishte planifikuar fillimisht për të udhëtuar në Siri nga Uzbekistani, por qëndroi në Turqi për shkak se ata nuk ishin në gjendje për ta bërë këtë.
Ai u kap gjatë një bastistje të policisë në Stamboll me 16 janar dhe është akuzuar zyrtarisht për anëtarësim në grupin terrorist dhe për vrasjen e disa personave./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...