Sulmuesit kanë detonuar mjete shpërthyese para se të sulmonin zyrat e organizatës bamirëse Save the Children në lindje të qytetit afgan Jalalabad.
Të paktën 11 persona raportohen të lënduar deri tani, transmeton portali arbresh.info
Një makinë bombë dyshohet të ketë nisur sulmin, pastaj edhe persona të armatosur me automatikë kanë sulmuar nga katet e larta të ndërtesës.
Pamjet tregojnë banorët duke ikur nga vendi i ngjarjes. Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Jalalaba, në afërsi të kufirit me Pakistanin, shpesh sulmohet nga militantët talibanë, por gjithashtu është një bastion i grupit Shteti Islamik, luftëtarët e të cilit janë aktivë që nga viti 2015./Arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës