Baza ajrore amerikane në Siri është sulmuar sërish. Sistemet kundërajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja në Sirinë Lindore kanë ndaluar gjashtë sulme me dron që synonin bazën e tyre pranë fushës së naftës Conoco.
Kreu i SDF, gjenerali Mazloum Abdi, tha javën e kaluar se SHBA duhet të dërgojë sisteme shtesë kundërajrore në Siri për të mbrojtur bazat e saj, pasi gjashtë luftëtarë të SDF u vranë në një sulm me dron.
Në një sulm të fundit me dron në një bazë amerikane, tre ushtarë amerikanë u vranë në Jordani dhe Rezistenca Islamike në Irak mori përgjegjësinë./abcnews.al/
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...