Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka kërkuar llogari pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit goditën një kullë vëzhgimi në selinë e misionit paqeruajtës lokal të OKB-së në Liban, duke plagosur dy paqeruajtës.
Ai tha se nuk ka asnjë justifikim për sulmin ndaj Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban, UNIFIL.
“Një linjë tjetër është kaluar në mënyrë të rrezikshme në Liban: granatimet e IDF ndaj paqeruajtësve të OKB-së, pozicionet e të cilëve dihen”, tha Borrell.
“Ne e dënojmë këtë akt të papranueshëm, për të cilin nuk ka asnjë arsyetim”, shtoi ai.
“BE përsërit mbështetjen e saj të plotë për UNIFIL, për misionin e saj të mandatuar nga OKB-ja dhe trupat e saj”./abcnews.al
Vendet e NATO-s rrisin shpenzimet për mbrojtje
Komuna e Gjilanit njofton se të gjitha rrugët janë të kalues...
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri