Tre aktivistë të lidhur me udhëheqësin e opozitës ruse Alexei Navalny, u sëmurën pas një sulmi kimik në selinë e tyre në Siberi.
Policia pretendon se shishja e hedhur në ndërtesë përmbante një ilaç të përdorur në mjekësinë veterinare si antiseptik dhe anti-inflamator.
Ata u shtruan në spital dhe pasi gjendja e tyre u përmirësua, ata u dërguan në banesë.
Navalny një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin, u sëmur më 20 gusht teksa po udhëtonte me një aeroplan nga Siberia drejt Moskës, shkruan alsat.
Avioni i tij bëri ulje emergjente dhe Navalny u dërgua menjëherë në spital. Pas disa ditësh ai u dërgua në një spital në Berlin, ku mjekët thanë se ai ishte helmuar.
Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares Angela Merkel tha se testimet e kryera në spitalin ushtarak gjerman kanë treguar shenja “të një agjenti nervor nga grupi Noviçok”./epokaere/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit