Google ADS

Sulmohet pallati presidencial/ Mediat: Rebelët sirianë hynë në godinën e Bashar al Assad në Damask

21:49 | 1 Dhjetor 2024
R J

Rebelët sirianë kanë hyrë në pallatin e Bashar al-Assad në Damask.

Mediat arabe raportojnë se rebelët kanë sulmuar pallatin, pasi morën një pjesë të mirë të kontrollit në qytetin e Alepos.

Burra të armatosur shihen teksa lëvizin brenda një ndërtese, e cila thuhet se është pallati presidencial.

Deri të shtunën, forcat rebele kishin nën kontrollin e tyre pjesë të mëdha të Aleppos.

Sulmi u drejtua nga grupi militant islamik Hayat Tahrir al-Sham, i cili ka një histori të gjatë në konfliktin sirian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme