Një grua myslimane, emri i së cilës nuk është bërë i ditur është sulmuar brutalisht, në atë që po përshkruhet si krim urrejtje, që është kryer nga dy burra racistë në qytetin e Anderlues, raportojnë mediat belge.
19 vjeçarja ishte duke ecur vetëm në një rrugicë rreth orëve të mbrëmjes kur dy persona i dolën përpara, sipas agjencisë së lajmeve Belga, transmeton portali arbresh.info.
Ata ia hoqën shaminë nga koka dhe ia shqyen këmishën, duke ia ekspozuar pjesën e epërme të trupit.
Ndërsa po përpiqej të ikte, dy burrat nisën ta ofendonin, duke e quajtur atë një “arabe të fëlliqur” para se ta rrëzonin në tokë.
Më pas sulmuesit përdorën një objekt të mprehtë për ta prerë atë, përfshirë torson, barkun dhe këmbët në formën e kryqit.
Autorët e krimit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia ende duhet të zbulojë detaje rreth gjendjes shëndetësore të gruas.
Policia lokale ka nisur një hetim për sulmin./Arbresh.info/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...