Google ADS

Sulmohet me mortaja baza ushtarake ku janë trupat amerikane në Irak

15:31 | 15 Qershor 2019
Arbresh.info

Është sulmuar baza ushtarake ku janë të stacionuara trupat amerikane në Irak.

Ushtria irakiane tha në një deklaratë që militantët sulmuan bazën Balad në veri të Bagdadit, duke hedhur tri mortaja, transmeton portali arbresh.info. Nuk ka raportime për viktima, megjithatë sulmi shkaktoi zjarre të vogla të cilat u shuan menjëherë.

Sipas AP, duke cituar një oficer të sigurisë anonim që trajnuesit amerikanë janë të vendosur në bazën ajrore Balad.

Lajmet për sulmin vijnë në një kohë kur janë rritur tensionet në këtë rajon, ku Uashingtoni ka akuzuar Iranin për disa sulme ndaj tankerëve në Gjirin e Omanit këtë muaj.

Një muaj më parë SHBA u bëri thirrje të gjithë punonjësve jo-emergjentë që të largohen nga Iraku./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme