Sulmohet me gurë xhamia në Këln

11:18 | 9 Maj 2020
Arbresh.info

Xhamia Köln Chorweiler në qytetin Këln të Gjermanisë ishte shënjestër e një sulmi nga persona të panjohur, raporton Anadolu Agency (AA)

Faltorja myslimane, e cila vepron nën Unionin Islam Turk të Çështjeve Fetare (DITIB) në Gjermani, u sulmua me gurë disa orë pas mesnate.

Ndryshe, sot përsëri do të rihapen xhamitë në Gjermani, ku namazet kolektive dhe aktivitetet e tjera fetare u pezulluan tetë javë më parë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në këtë ditë, xhamia në Këln ishte shënjestër e sulmeve vandale, të cilat thyen xhamat dhe derën kryesore të hyrjes së objektit të adhurimit dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Sulmi u regjistrua nga kamerat e sigurisë në xhami dhe pamjet tregojnë dy persona të përfshirë në përdhosjen e xhamisë.

Ibrahim Altun, presidenti i DITIB-it në Chorweiler, tha se i gjithë rasti është raportuar menjëherë në polici dhe se kanë filluar hetimet.

Ai theksoi se presin që sulmuesit të gjenden sa më shpejt dhe të ndëshkohen në mënyrë adekuate.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme