Google ADS

Sulmohet hoteli i familjes miliardere

09:20 | 24 Dhjetor 2015
Arbresh Info

Hyatt Hotels Cop ka njoftuar të mërkurën që sistemi për pagesa është infektuar me një program keqdashës për vjedhjen e kredit kartelave në një sulm të zbuluar tri javë më parë.

Zëdhënësja e kompanisë, Stephanie Sheppard ka njoftuar përmes një email-i vonë të mërkurën që sulmi kibernetik ishte zbuluar më 30 nëntor, shkruan arbresh.info. Megjithatë, ajo nuk tha që sulmuesit kishin sukses në vjedhjen e të dhënave apo se sa gjatë ishte i infektuar rrjeti i tyre.

“Konsumatorët duhet të kontrollojnë llogaritë e tyre bankare dhe të raportojnë menjëherë për ndonjë kyçje të paautorizuar në kartelat e tyre”, tha Sheppard.

Hyatt, i kontrolluar nga familja miliardere Pritzker, është hoteli i katërt madhështor që ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike që nga muaji tetor./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme