Grupi prej 5 vetësh u godit me armë të ftohta të tipit: thika, doreza hekuri, rripa me togëza etj, rreth orës 22 të mbrëmjes, direkt pas manifestimit antiracist “Kurrë me Salvinin”.
Ngjarjen e tregon europarlamentarja bareze Eleonora Forenza. Gjatë konfliktit kanë mbetur të plagosur dy vetë, ndër të cilët: asistenti i eurodeputetes Antonio Perillo, i cili është dërguar menjëherë në urgjencë pas një dëmtimi të rëndë në kokë.
Militantet e Casapound, partisë së ekstremit të djathtë në Itali, thonë se përgjatë manifestimit ishin provokuar dhe fyer, kësisoj kanë reaguar. Rrugicat përreth institucionit të ekstremit të djathtë, pasditen e eventit ruheshin nga furgona të policisë, pikërisht për të parandaluar momente tensioni.
Pas hetimeve të para, 30 militantë të Casapound janë identifikuar në selinë e Policisë. Sipas raportimit të fundit të policisë, 5 prej tyre kanë marrë pjesë në agresionin e armatosur kundër manifestuesve
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan