Militantët kanë vrarë të paktën 71 ushtarë në një sulm në bazën ushtarake në Nigerin perëndimor, më vdekjeprurësi në disa vite.
Dymbëdhjetë ushtarë u plagosën gjithashtu në sulmin në Inates, thotë ushtria, transmeton portali arbresh.info.
Asnjë grup nuk ka thënë ende se ishte pas vrasjeve.
Por militantët e lidhur me al-Kaedën dhe grupin e Shtetit Islamik (ISIS) kanë organizuar sulme në rajonin Sahel këtë vit, pavarësisht pranisë së mijëra trupave rajonalë dhe të huaj.
Analistët e sigurisë thonë se kryengritja në Niger po përshkallëzohet me një shkallë alarmante.
Ministri i Mbrojtjes Issoufou Katambe i tha BBC-së “një numër i madh i terroristëve” ishin “neutralizuar” gjatë sulmit, i cili ndodhi të martën pasdite.
Katambe tha që kishte pasur “një betejë të ashpër” me “disa qindra” militantë në Inates, jo larg kufirit me Mali.
Kampi i Inates, afër kufirit me Mali, u sulmua gjithashtu në korrik kur vdiqën 18 ushtarë./arbresh.info/
Si u njoh me Drilonin jashtë, Lela përballet sy me sy me Leo...
Dy vende në shtëpi në të cilat nuk duhet t’i mbani lulet gja...
Ardon Jashari shpallet futbollisti i ri më i mirë në Zvicër
Lëvizja Vetëvendosje nesër me tubim në Shtërpcë, Kaçanik dhe...
Bajrami: Planifikojmë që investimet kapitale në vit të jenë ...
Kurti: Nga Peja, në 500 mijë zemra për fitoren tonë të madhe