Grupi militant “Al Shabaab” e ka sulmuar një bazë ushtarake në Lamu të Kenias. Kjo bazë përdoret nga forcat amerikane dhe forcat vendore.
“Ata e kanë sulmuar pistën Manda në Lamu, e cila ndodhet pranë kampit ushtarak me personel të huaj nga shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Kemi informata se luftimet ende janë duke vazhduar”, tha një burim ushtarak.
Ky burim tha se sulmuesit janë duke u përpjekur që t’i qasen bazës përmes pistës. Në disa pamje të publikuara shihet tym i zi.
Përgjegjësinë për sulmin përmes një deklarate e mori grupi Al Shabaab. “Një grup elit i ushtarëve të brigadës Al Mujahideen e ka nisur një sulm të guximshëm ndaj një baze ajrore amerikane”, thuhet në deklaratën e këtij grupi.
Ky sulm ndodhi rreth një vit pas sulmit vetëvrasës në kryeqytetin kenian, Nairobi, në të cilin mbetën të vrarë 21 persona, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...