Turqia është duke u përballur nga një valë e sulmeve kibernetike në uebfaqet qeveritare dhe financiare që janë intensifikuar gjatë Krishtlindjeve duke shkaktuar ndërprerje të transaksioneve të kredit kartelave.
Sulmet në serverët turk kanë qenë të vazhdueshëm brenda javëve të fundit, por në ditën e Krishtlindjeve bankat turke pësuan rrëzim të faqeve dhe thuhet që kanë ndërprerë edhe transaksionet, shkruan arbresh.info. Isbank, Garanti, dhe Ziraat Bank ishin shënjestër e hakerëve, pretendojnë mediat lokale të Turqisë.
“Është vështirë për të vendosur se nga ku janë duke ardhur sulmet, por me një punë të detajur do të mësohet nëse këto sulme janë duke u kryer nga një haker apo ndonjë grup hakerësh”, tha Binali Yildrim, ministri i komunikacionit, transmeton arbresh.info.
Sulmet DDoS në domenin e faqeve truke ‘.tr’, sipas ministrit Yildrim ishin serioze pasi ato përfshijnë domenet e ministrisë, bankave, dhe ushtrisë. Ministri ka kërkuar nga Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme të Ankaras që operon domenet ‘.tr’ të marrë hapat e duhur të sigurisë. Analistë të këtij universiteti kanë thënë që sulmet janë duke ardhur nga burime të organizuara jashtë Turqisë.
Disa media turke kanë spekuluar që sulmet kibernetike mund të jenë lansuar nga Rusia për shkak të rrëzimit të bombarduesit gjatë muajit nëntor në hapësirën ajrore të Sirisë./arbresh.info
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës