Gjatë një incidenti në ambasadën e Azerbajxhanit në Iran, një punonjës i ambasadës është vrarë – bëhet fjalë për një roje 43-vjeç dhe dy tjerë që janë plagosur dhe janë të moshës 30 dhe 35-vjeç, ku njëri u qëllua në kraharor e tjetri në këmbë.
Sulmuesi thonë se kishte kërcënuar rojën derisa po qëndronte para portës së ambasadës. Ai kishte shtënë në drejtim të portës, kurse viktimat janë dërguar me urgjencë për në spital.
Sipas kreut të policisë në Teheran, Huseyn Rahimi, sulmuesi ishte futur në ambasadë me dy fëmijë, duke hapur zjarr për shkak të çështjeve personale dhe familjare.
“Burri që sulmoi ambasadën e Azerbajxhanit në Teheran është arrestuar. Këtë mëngjes, ky burrë sulmoi ambasadën e Azerbajxhanit me armë dhe filloi të shtie në drejtim të turmës. Si rezultat i kësaj, një person është vrarë dhe dy tjerë janë plagosur”, shtoi kreu i policisë iraniane në Teheran.Mediat iraniane raportojnë se i vrari ishte në krye të sigurisë të kësaj ambasade, dhe se fjala është për Orkhan Asgarov.
Nga ky sulm janë plagosur edhe dy pjesëtarë tjerë të sigurisë, por që identiteti i të cilëve akoma nuk është zbuluar.
The Embassy of #Azerbaijan was attacked in #Iran. A security guard was killed and two employees were wounded. pic.twitter.com/wUaTmFIVsl
— NEXTA (@nexta_tv) January 27, 2023
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...