Google ADS

Sulmohen zyrat e Komisionit Zgjedhor në Libi, të paktën shtatë viktima

13:35 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ndaj zyrave të komisionit zgjedhor libian në Tripoli.

Një grup militantësh, përfshirë të paktën dy sulmues kamikazë, sulmuan ndërtesën dhe ia vunë zjarrin, transmeton portali arbresh.info.

Forcat e sigurisë shkëmbyen zjarr me armë me sulmuesit për të marrë kontrollin e zyrave.

“Kam parë dy sulmues vetëvrasës me sytë e mi, ata po bërtisnin Allahu Akbar (Zoti është më i madhi”, tha zëdhënësi Khaled Omar, i cili iku nga ndërtesa gjatë sulmit.

https://youtu.be/YHUN23sAdMw

“Incidenti ka rezultuar me shtatë viktima, tre prej tyre të stafit të komisionit dje katër nga forcat e rendit”, shtoi ai më tej.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Komisioni Zgjedhor në Libi ka nisur regjistrimin e votuesve para zgjedhjeve të reja, që po shpresohet të mbahen para fundit të vitit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme