Tre shtetas që po përpiqeshin të kalonin kufirin për në Greqi, raportohet nga policia se janë goditur me mjete të forta nga disa persona, e më pas iu janë marrë sendet personale.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Braçanj, ndërsa viktima të sulmit kanë rënë shtetasit M.V., 40 vjeç nga Nizhavec i Pogradecit; Zarif Alliu, 44 vjeç nga Vërdova e Pogradecit; si dhe D.SH., 40 vjeç.
Dy shtetasit e parë janë transportuar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Korçës, ku edhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra, Zarif Alliu nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë.
Ndërkohë, në Komisariatin e Devollit shtetasi D.SH. po merret në pyetje mbi këtë ngjarje.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...