Të paktën shtatë persona vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën në Vjenë nga të shtënat në gjashtë pika të qytetit pranë një sinagoge. Një nga autorët u vra nga oficerët, ndërsa një tjetër u arrestua. Një polic është mes viktimave.
Sulmi terrorit që tronditi mbrëmjen e sotme Vjenën u regjistrua pranë një sinagoge, por presidenti i komunitetit hebre në Austri, Oskar Deutsch tha se nuk kishte viktima midis përfaqësuesve të komunitetit të tij.
“Për momentin nuk mund të thuhet nëse tempulli ishte një nga shënjestrat” shkroi ai në Twitter. “Sinagoga nuk ishte e mbyllur” shton ai.
“Të gjithë besimtarëve iu kërkua të mos dilnin në rrugë dhe të qëndronin të sigurt derisa autoritetet të sqarojnë rrethanat” tha ai./Abcnews.al
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...