Policia suedeze është duke hetuar terrorizmin si motiv të mundshëm për sulmin me thikë që tronditi një ditë më parë Suedinë.
Agjensia e lajmeve Reuters përcjell detaje nga hetimi, duke konfirmuar se agresori, një i ri tek të 20-tat është një refugjat afgan, i cili në Suedi ka hyrë në vitin 2018.
Ai plagosi tetë njerëz në lokacione të ndryshme në qendër të qytetit Vetlanda, të ndodhur rreth 275 kilometra në jugperëndim të Stokholmit.
Burime spitalore pohojnë se tre nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë, por situata e tyre është stabilizuar.
Policia po e heton krimin si përpjekje për vrasje dhe po konsideron lidhjet e mundshme me terrorizëm.
Ministri i Brendshëm suedez, Mikael Damberg deklaroi se është e rëndësishme të priten hetimet, përpara se të nxirren përfundime.
Identiteti i sulmuesit nuk është bërë ende i ditur publikisht, por autoritetet thonë se ai ka qenë i njohur për policinë për disa krime të vogla. Kryeministri suedez, Stefan Lofven, tha se “dhuna e tmerrshme” është një kujtesë e faktit se “sa e dobët është ekzistenca jonë e sigurt”.
Në zonë ku ndodhi sulmi, janë vendosur forca policore shtesë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...