Në Nisë ka nisur procesi gjyqësor ndaj 8 personave, për rolin e tyre në sulmin terrorist të 2016-s, një ndër më të rëndët në shtetin francez.
6 burra dhe një grua janë paraqitur në gjykatë, nën akuzën e komplotimit për të ndihmuar terroristët që vërshuan me një kamion ndaj turmës me njerëz në Ditën e Bastijës, para se të vriteshin nga policia.
Një i dyshuar i tetë, që aktualisht ndodhet i arrestuar në Tunizi, po gjykohet në mungesë.
“Erdha këtu për familjarët e humbur, por edhe për vete pasi kam përjetuar një tronditje të madhe emocionale në 6 vitet e fundit. Ndaj mendoj se është me rëndësi ardhja këtu, për të treguar se jemi ende gjallë. Është diçka që duhet bërë”, tha Laurence Bray, familjare e viktimave.
Mes të dyshuarve, 4 janë shtetas shqiptarë, 2 franko-tunizianë dhe 2 vetëm tunizianë. Tre prej tyre akuzohen për pjesëmarrje në celulë terroriste, ndërsa 5 për trafik armësh.
“Jam e stresuar, zemra më rreh fort dhe ndjej shumë dhimbje. Mezi e kam pritur këtë gjyq. 6 vjet mund të duken shumë, por janë koha e duhur për t’u bërë i fortë dhe për t’u përballur me këtë gjyq”, u shpreh Seloua Mensi, familjare e viktimave.
Prokurorët po kërkojnë dënime që variojnë nga 5 vjet deri në burgim të përjetshëm. Procesi është konsideruar një “moment përkujtimor” nga avokatët e familjarëve të viktimave. Ai do të zgjasë deri në dhjetor dhe gjatë tij pritet të flasë edhe ish-presidenti François Hollande. /Euronews.al/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...