Hetimi lidhur me masakrën në Christchurch ka gjetur një seri të dështimeve pra sulmit të 2019-ës, por erdhi në përfundim që tragjedia ishte e pashmangshme.
Rasti u hetua, pasi supremacisti i bardhë Brenton Tarrant vrau 51 persona në dy xhami në marsin e vitit 2019, transmeton portali arbresh.info
Është gjetur se ai ishte në gjendje të mblidhte një sasi masive të armëve, kurse autoritetet dështuan të vendosin verifikime të duhura për licencat e armëve.
Më tej është gjetur që zyrtarët ishin të mbi-fokusuar në terrorizmin islamist.
Sidoqoftë, korrigjimi i këtyre dështimeve nuk do ta ndalonte shtetasin Australian, i cili u dënua me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht në fillim të këtij viti, nga kryerja e sulmit, tha ajo.
Për më tepër, lara-lara e të dhënave të zbuluara nga policia pas masakrës – përfshirë abuzimin e tij me steroid, një pranim në spital pasi ai kishte qëlluar aksidentalisht veten, dhe vizitat në faqet e internetit të ekstremit të djathtë – nuk do të ishin provuar mjaftueshëm për të parashikuar sulmin.
“Komisioni nuk gjeti asnjë dështim brenda asnjë agjencie qeveritare që do të kishte lejuar zbulimin e planifikimit dhe përgatitjes terroriste,” tha Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern pas publikimit të raportit.
“Por ata identifikuan shumë mësime për t’u mësuar dhe fusha të rëndësishme që kërkojnë ndryshim.”
Ajo theksoi “dështimet brenda regjimit të licencimit të armëve të zjarrit” dhe “përqendrimin e papërshtatshëm të burimeve” në një nivel të perceptuar të kërcënimeve islamike.
“Ndërsa komisioni nuk bëri asnjë zbulim se këto çështje do të kishin ndaluar sulmin, sidoqoftë këto ishin dështime dhe, për këtë, në emër të qeverisë kërkoj falje”.
Raporti përfshin një listë të rekomandimeve të cilat qeveria tha se do të pranonin të gjitha, duke përfshirë krijimin e një agjencie të re kombëtare të inteligjencës dhe të sigurisë dhe një propozim për policinë për të identifikuar më mirë dhe për t’iu përgjigjur krimeve të urrejtjes.
Qeveria gjithashtu planifikon të krijojë një ministri të komunitetit etnik dhe një program të diplomimit për komunitetet etnike./arbresh.info/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...