12 persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë gjatë një sulmi me raketa ruse në qytetin Vinnytsia në Ukrainën qendrore.
Kështu ka tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në Facebook.
“90 shpëtues, si dhe trajnerë qensh dhe psikologë, po punojnë në vendin e tragjedisë së tmerrshme,” shtoi ai.
Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i Presidencës së Ukrainës, në një postim në Telegram e quajti sulmin “një krim tjetër të pushtuesve në qytetin tonë paqësor” .
Kreu i policisë në Vinnytsia, Igor Klymenko, tha se “raketat kishin për qëllim një ndërtesë me ambiente zyre”. Ndërtesat e banimit aty pranë janë dëmtuar gjithashtu, shtoi ai.
Vinnytsia nuk ka qenë vendi i ndonjë sulmi të mëparshëm rus që nga pushtimi. /arbresh.info/
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin