Sulmi raketor i Iranit ndaj Izraelit ishte një përgjigje e nevojshme dhe proporcionale ndaj akteve agresive të Izraelit në Lindjen e Mesme gjatë muajve të fundit, tha të mërkurën i dërguari iranian në Kombet e Bashkuara.
Amir Saeid Iravani i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Izraeli kupton vetëm gjuhën e forcës, duke paralajmëruar se çdo akt agresioni nuk do të mbetet i pandëshkuar, raporton CNN, transmeton Arbresh.info.
“Çdo akt kufizimi i ndërmarrë nga Irani vetëm sa e ka trimëruar Izraelin për të kryer krime edhe më të mëdha dhe më shumë akte agresioni. Rrjedhimisht, përgjigja e Iranit ishte e nevojshme për të rivendosur ekuilibrin dhe parandalimin”, tha Iravani.
Më herët të mërkurën, ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se vendet që ndihmuan në bllokimin e raketave që synonin Izraelin të martën do të “mbahen përgjegjëse”.
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...