Presidenti francez Emannuel Macron ka shprehur tronditjen lidhur me sulmin terrorist të ndodhur mbrëmjen e sotme në Austri. Me anë të një postim në profilin e tij zyrtar, ai shprehet se pas Francës po sulmohet një vend mik. Ai shton se armiqtë e Evropës duhet ta dinë me kë kanë të bëjnë dhe se nuk do të dorëzohen.
“Ne francezët ndajmë tronditjen dhe pikëllimin e popullit austriak të goditur këtë mbrëmje nga një sulm në zemër të kryeqytetit të tyre, Vjenë. Pas Francës, sulmohet një vend mik. Kjo është Evropa jonë. Armiqtë tanë duhet të dinë me kë kanë të bëjnë. Ne nuk do të dorëzohemi”, shkruan Macron.
Nga sulmi i ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Vjenës dyshohet për disa të vdekur, ndërsa ministri i brendshëm i ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë.
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...