Presidenti i Parlamentit Evropian David Sasoli e ka quajtur tronditës lajmin për një tjetër sulm të ndodhur mbrëmjen e sotme në një kryeqytet evropian, referuar sulmit në Vjenë me disa të vdekur. Ai thotë se mendimet shkojnë për familjarët e viktimave ndërsa shprehet se e gjithë Evropa është e bashkuar kundër dhunës dhe urrejtjes.
“Është trishtim dhe tronditje lajmi për një tjetër sulm në Evropë mbrëmjen e sotme. Mendimet tona shkojnë për miqtë dhe familjarët e viktimave dhe popullin e Vjenës. Në të gjithë kontinentin tonë, ne qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës dhe urrejtjes”, shkruan ai.
Sulmi që tronditi Vjenën mbrëmjen e sotme shkaktoi disa viktima, ndërkohë që i gjithë qyteti u përfshi nga paniku.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...