Sulmi në Universitetin e Kabulit, shkon në 22 numri i viktimave

21:04 | 3 Nëntor 2020
Arbresh.info

Është rritur në 22 numri i viktimave nga sulmi i djeshëm në Universitetin e Kabulit në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria afgane e Shëndetësisë njoftoi se numri i viktimave gjatë sulmit të armatosur dhe me bombë në Kabul është rritur në 22 ndërsa njëherit janë plagosur edhe 22 persona.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani tha se në vend sot është shpallur ditë zie kombëtare duke porositur se do të hakmerret për jetët e të pësuarve.

Përgjegjësinë për sulmin e mori organizata terroriste DEASH.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme