Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane

11:59 | 21 Dhjetor 2024
K.B

Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin 50 vjeçar, i cili përplasi me makinë një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin Magdeburg mbrëmjen e së premtes.

Kjo raportohet nga Reuters, duke cituar një burim saudit, i cili thotë se autoritetet kishin dhënë sinjale për sulmuesin pas postimeve me pikëpamje ekstremiste në X që kërcënonin paqen dhe sigurinë.

Sakaq, më herët, mediat gjermane raportuan se numri i viktimave është rritur në 4 ndërsa 205 janë plagosur./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme