Sulmi në strehimoren e OKB-së, Blinken thirrje Izraelit të mbrojë civilët

14:43 | 25 Janar 2024
R J

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, të enjten përsëriti thirrjet që Izraeli të mbrojë civilët pas një sulmi vdekjeprurës në një strehimore të OKB-së në Gaza.

Dy predha goditën strehimoren e OKB-së të mërkurën në Khan Yunis, duke vrarë 12 persona. Gjatë një vizite në Angola, Blinken u tha gazetarëve se strehimorja e OKB-së “është thelbësore dhe ajo duhet të mbrohet”, raporton AFP.

“Ne e kemi riafirmuar këtë me qeverinë e Izraelit dhe unë e kuptoj që ata po shqyrtojnë këtë incident”, tha Blinken, pa thënë se në çfarë niveli u zhvilluan diskutimet.

Ushtria izraelite është e vetmja forcë që dihet se ka tanke që veprojnë në Rripin e Gazës.

Në kontrast me kritikat e shpeshta të Izraelit ndaj agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë UNRWA, Blinken e vlerësoi agjencinë për përpjekjet e saj për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme