Sulmuesi i Strasburgut ka bërtitur Allahu Ekber (Zoti është i madh) gjersa hapi zjarr ndaj njerëzve që kishin dalë në mbrëmje tek tregu i Krishtlindjes, prokurori publik ka thënë për gazetarët.
Remy Heitz tha se dy persona janë vrarë dhe një kishte pësuar vdekje të trurit pas sulmit në qytetin lindor francez, transmeton portali arbresh.info.
Dymbëdhjetë janë plagosur, gjashtë prej tyre në gjendje serioze.
I dyshuari, i identifikuar nga mediat si Cherif Chekatt, ishte i njohur për autoritetet si i radikalizuar në burg.
29-vjeçari ishte armatosur me një armë dhe një thikë dhe iku nga zona në një taksi, tha Heitz.
Sulmuesi mburrej para shoferit – i cili ka folur me policinë – se kishte vrarë 10 vetë dhe tha se ai ishte plagosur në një zjarr me ushtarë.
Qindra oficerë janë të përfshirë aktualisht në kërkim të personit të armatosur. Zëvendësministri i Brendshëm i Francës Laurent Nuñez më herët e pranoi se ai ka gjasa që nuk është më në Francë./Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri