Sulmi në stacionin hekurudhor, reagon Britania: Do t’i kërkojmë llogari Putinit

15:57 | 8 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Mbretëria e Bashkuar ka dënuar sulmin barbar të forcave ruse, të cilat goditën me raketa stacionin në Kramatorsk duke vrarë 30 persona dhe duke plagosur mbi 100 të tjerë, sipas BBC.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha se sulmi ndaj civilëve përbën një krim lufte dhe se raketat precize synonin njerëzit që po përpiqeshin të evakuoheshin. Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha se ishte “e tmerruar” nga sulmi dhe përsëriti faktin se “shënjestrimi i civilëve është një krim lufte”.

“Ne do të kërkojmë llogari nga Rusia dhe Putini”, shtoi ajo.

Rusia nga ana tjetër ka mohuar sulmin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme