Pas sulmit të dyshuar islamist ndaj një klubi të homoseksualëve në Oslo me dy viktima, shprehet me tronditje edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Lufta kundër terrorit na bashkon, ka thënë Scholz.
Sulmi kundër një klubi të komunitetit LGBTQ në Oslo natën e së dielës, ku humbën jetën dy persona dhe të paktën 21 të tjerë u plagosën, 10 prej tyre rëndë ka tronditur opinionin jo vetëm në Norvegji. Shoqata e komunitetit të homoseksualëve dhe lezbikeve, LSVD në Gjermani i ka quajtur plumbat e një islamisti në një klub të preferuar në Oslo si atentat kundër komunitetit queer në një shoqëri liberale. “Ky sulm është një krim i urrejtjes, në mes të një hapësire të sigurtë për njerëzit queer”, ka deklaruar kreu i shoqatës, Henny Engels në një njoftim për shtyp. Mendimet tona janë tek viktimat, të plagosurit dhe të afërmit e tyre.
Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur i tronditur. Sulmi kundër komunitetit queer e trondit atë thellë, shkroi Scholz në tëitter. Mendimet e tij janë me të afërmit e familjarët. Scholz u uron të plagosurve shërim të shpejtë. “Populli norvegjez mund të jetë i sigurtë për solidaritetin tonë. Lufta kundër terrorit na bashkon.”
Shërbimi informativ norvegjez, PST e kategorizoi sulmin kundër komunitetit LGBT në Oslo si sulm terrorist islamist. Atentatori që policia e arrestoi dyshohet se është një norvegjez me rrënjë iraniane. Klubi “London” në Oslo është një pikëtakimi e preferuar për komunitetin queer. /DW
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...