Sulmi në Norvegji po cilësohet si akt terrorist

13:14 | 25 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Të shtënat në një klub nate në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, ku humbën jetën dy persona dhe 14 të tjerë u plagosën, po hetohet si një akt terrorist, thotë policia.

Një person i armatosur hapi zjarr rreth orës 1 të mëngjesit në një bar dhe klub nate homoseksualësh në qendër të qytetit, tha policia.

Ata që dëgjuan të shtënat ikën në panik në rrugë ose u përpoqën të fshiheshin, shkruan Skynews, transmeton arbresh.info.

Policia tha se i dyshuari, i identifikuar si një shtetas norvegjez 42-vjeçar me origjinë nga Irani, u arrestua në një rrugë aty pranë, disa minuta më vonë.

Një zëdhënës i forcave të Oslos tha se të shtënat po hetohen si një akt terrorist./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme