Pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat thuhet se tregojnë momentin vetëm 19 sekonda para shpërthimeve në Manchester Arena, tregojnë se si përgjegjësi ishte “duke u përzier” me turmat e koncerteve.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet janë shfaqur në gjykatë gjatë gjyqit të Hashem Abedi, i cili akuzohet se ka ndihmuar vëllanë e tij Salman Abedi të planifikonte sulmin vetëvrasës më 22 maj 2017.
Atë natë, 22-vjeçari Salman shpërtheu një pajisje, një minutë pasi mbaroi një koncert i Ariana Grande, pasi aty ishin të grumbulluar qindra njerëz.
Si pasojë, shpërthimi la 22 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.
Pamjet thuhet se tregojnë se sulmuesi vetëvrasës – i cili mbante një çantë që përmbante bombën – duke qëndruar në mes të turmave me burra, gra dhe fëmijë.
Ndërkohë, juristët dëgjuan se si më herët gjatë ditës, Salman kishte aranzhuar dërgimin e 460 funteve për në Libi.
Pamjet, siç thuhet më tej, treguan se si ai po linte banesën e tij me qira në Granby Row, Manchester me një valixhe të madhe.
Ai u kthye duarbosh.
Kur u largua më vonë, me çantën e tij, ai mori një tramvaj në Stacionin Victoria të qytetit.
Gjykatës iu tha se, ndërsa Salman priste tramvajin, ai bëri një telefonatë familjes së tij në Libi, e cila zgjati pak më shumë se katër minuta.
Ai mbeti në zonën e Manchester Arena për dy orë para se të shpërthente pajisjen e tij në 10.31 pasdite.
Hashem, gjithashtu 22 vjeç, ishte në Libi me familjen e tij në atë kohë.
Megjithatë, ai ka mohuar 22 akuza për vrasje, përpjekje për vrasje dhe komplot për të shkaktuar shpërthime.
“Ta njohë dosjen që e ki në Suedi”, Mialim Zeka e ‘godet’ At...
Më shumë se 130 shtëpi të shkatërruara nga zjarret në Kalifo...
Mbjelljet vjeshtore kanë kaluar fazën optimale
Rast shqetësues në Pejë, pesë nxënës ndiqen nga persona të p...
Sërish protesta në Novi Sad, qytetarët thërrasin: Vuçiq, dua...
Rusia – SHBA – Putin uron Trumpin, shmang telefonimin