Një fëmijë 6 vjeç ka habitur të gjithë me gjestit të tij mjaft human. Kur kuptoi se nëna dhe motra e shokut të tij kishin mbetur të plagosur gjatë sulmit të përgjakshëm në Manchester Arena, ku mbetën të vdekur 22 persona dhe u plagosën 59 të tjerë një fëmijë 6 vjeç, kishte vendosur që të bënte gjithçka për të dhënë ndihmën e tij.
Joseph Griffiths, i cili i përket një grupi gjaku shumë të rrallë, 0 negativ, kishte insistuar që të shoqëronte nënën e tij 28 vjeçe në spital për të dhuruar gjak shkruan Mirror.uk.
Mjekët i thanë nënës së Joseph se djali i saj është shumë i vogël për të dhuruar gjak.Vogëlushi donte që me çdo kusht të ndihmonte të prekurit nga sulmi terrorist, u lejua që të blinte ushqime për personelin e angazhuar në kujdesin e të dëmtuarve.
Sjellja e tij ka prekur zemrat e infermiereve të spitalit: “Kemi qarë për gjestin e tij. Nëna e vogëlushit duhet të jetë krenare për të birin”.
“Infermierët po shpëtojnë jetën e shumë njerëzve dhe doja që t’i falënderoja në këtë formë”, tha Joseph për mediat.
Mitsotakis telefonon Kryepeshkopin Joan, zbulohen detaje nga...
Thuram largohet nga grumbullimi i Francës
Moslejimi i Thaçit në varrimin e babait, Musliu-Shoshi: Ka a...
Musliu i reagon Speciales për Thaçin: Gjykatë e turpit, po a...
Komandanti i KFOR-it priti në takim Sorensenin, diskutuan pë...
“Ç’njerëzi”, Krasniqi reagon për moslejimi...