Sulmi terrorist në Londër ka prekur thellë edhe komunitetin mysliman që jeton atje. Të indinjuar nga rasti ata kanë filluar fushatë për mbledhjen e të hollave më qëllim që t’u dalin në ndihmë familjarëve të viktimave.
Organizata Myslimanët e Bashkuar në Londër ka kërkuar donacione përmes një faqe të internetit, fondet e të cilave do përdoren për mbështetjen e familjarëve të viktimave dhe të plagosurve, transmeton portali arbresh.info.
“Komuniteti mysliman në Britani qëndron me popullin britanik gjatë këtyre kohrave të vështira dhe do të ndihmojë familjet e viktimave dhe të plagosurve”, thuhet në deklaratën e organizatës.
Ky komunitet ka arritur që për një orë të mbledhë rreth 3 mijë funta.
“Terroristët kanë për qëllim të ndajë komunitetin tonë dhe grupet terroriste kanë për qëllim ndarjen dhe urretjen, por si qytetarë britanikë ne do të vazhdojmë të punojmë për zbehjen e kësaj idelologjie të mjerë”, ka thënë Mohammen Shafiq, lideri i organizatës Ramadhan Foundation.
Gjatë sulmit terrorist kanë mbetur të vdekur 5 persona dhe janë plagosur 40 të tjerë./Arbresh.info
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...