“Përpjekjet frikacake të regjimit sionist si ajo e bërë në Siri nuk do t’i shpëtojnë ata nga disfata. Natyrisht ata do të marrin një shuplakë në fytyrë për këtë veprim.” Kështu deklaroi lideri suprem i Iranit , Ali Khamenei, duke iu referuar bastisjes së Izraelit të hënën në kompleksin diplomatik iranian në Damask.
“Disfata e regjimit sionist në Gaza do të vazhdojë dhe ky regjim do t’i afrohet fundit dhe kolapsit të tij,” shtoi Khamenei gjatë një takimi me autoritetet më të larta të Republikës Islamike dhe komandantët ushtarakë.
Ndërkohë, Izraeli thotë se është në gatishmëri të lartë për një përgjigje të mundshme iraniane ndaj sulmit. Transmetuesi Channel 12 e raportoi këtë, duke nënvizuar se një hakmarrje e mundshme që vjen nga territori iranian do të kërkonte një përgjigje më të rëndësishme të ushtrisë.
Në këtë drejtim, IDF njoftoi se kishte forcuar mbrojtjen e saj ajrore./abcnews.al
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...