Dy student janë vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një 16-vjeçar hapi zjarr në një shkollë të mesme në Kaliforni, thonë zyrtarët.
Të shtënat kanë ndodhur në shkollë e mesme Saugus në Santa Clarita, në veri të Los Angeles, disa minuta para se të fillonte dita e shkollës, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
I dyshuari mashkull, i cili gjithashtu u plagos, tani është në paraburgim.
Shumë shkolla amerikane kanë zbatuar stërvitje për mbrojtjen nga sulmet me armë, pasi incidentet e tilla janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit.
Të shtënat janë raportuar në orën 7:38 me kohën lokale, tha në një konferencë për shtyp sherifin e qarkut LA, Alex Villanueva.
Policia gjeti gjashtë persona të plagosur që vuanin nga plagët e marra dhe ata janë dërguar menjëherë në spitalet lokale për trajtim mjekësor. Të dy viktimat kanë ndërruar jetë pasi ishin dërguar në spital.
Sipas Ëashington Post, më shumë se 230,000 të rinj në SHBA kanë përjetuar dhunë me armë në shkollë që nga masakra e shkollës së mesme Columbine në Kolorado në 1999.
Rreth 40% e amerikanëve thonë se ata posedojnë armë ose jetojnë në një familje me një, sipas një studimi të vitit 2017, dhe shkalla e vrasjeve me armë zjarri në vend është më e larta në botën e zhvilluar./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...